Katërshja e gjyqtarëve kosovarë delegohet nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Një tjetër katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Është gjyqtari Besfort Kasumi, ai, i cili do ta gjykojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe skuadrës sllovake, Spartak Trnava.

Asistentë të Kasumit në këtë ndeshje do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt Shpetim Murtezi.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 18:30, në stadiumin “Stadionul Municipal”.

Delegimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve kosovar në ndeshje të garave të UEFA-s është një tjetër progres për FFK-në dhe për Komisionin e Gjyqtarëve, pasi po dëshmohet puna e mirë që bëjnë gjyqtarët tanë.

Feronikeli transferon sulmuesin e njohur kosovar

Teuta me përmbysje fantastike eleminon amatorët e Inter Club d’Escaldes