Katër ndeshje u zhvilluan sot në Ligën e Parë, një tjetër u shtye – këto janë rezultatet

Sot u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në Grupin A, Istogu shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 4-2 në udhëtim te Trepça, shkruan Gazeta Olle.

Në duelin tjetër të këtij grupi, Feronikeli 74 mposhti A&N në shtëpi me rezultat 3-1.

Ndeshja Vëllaznimi – Liria e Grupit A u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Në Grupin B, Vjosa mori fitore të madhe prej 3-1 si mysafire e Ramiz Sadikut.

Skuadra nga Shtimja momentalisht pozicionohet në vendin e parë në tabelë.

E vetmja ndeshje e cila u mbyll me barazim ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe 2 Korrikut, në të cilën portat mbetën të paprekura. /Gazeta Olle/ 

 

Ramadani pas humbjes nga Llapi: Kemi mundësi dhe forcë për tu kthyer te fitoret

Historike: Shqipëria fiton medaljen e arit në botërorin e mundjes