Katër ndeshje në Ligën e Parë, në secilin grup nga dy

Liga e Parë vazhdon me javën e 11-të, ku rivaliteti vazhdon të jetë i madh për inkuadrim në Superligës.

Në Grupin A, Rahoveci do të pres Drenasin, në një ndeshje mjaftë interesante.

Edhe më interesant pritet të jetë Istogu ndaj Vëllaznimit, ku vendasit kërkojnë të ngjiten në renditje, ndërsa mysafirët ta kthejnë pozitën e parë.

Sa  përket Grupit B, Flamurtari do të luajë ndaj Vlaznisë, ku kuqezinjtë kërkojnë ngjitjen në renditjes, pas nismës jo të mirë të sezonit.

Tjetër takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Fushë Kosovës dhe 2 Korrikut, që zhvillohet në ‘Ekrem Grajqevci’.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00. /Gazeta Olle/

Video që tregon se Messi kishte probleme muskulare gjatë ndeshjes ndaj Lille

Lyon – Lens, Xherdan Shaqiri shihet si titullar nga mediat franceze