Liga e Parë u rikthye në aksion, me dy ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme.
Stinori pranveror ka filluar me xhiron e 15-të, ku sot janë në program edhe katër takime të tjera, nga dy në të dy grupet, shkruan Gazeta Olle.
Në Grupin A takohen Besa e Pejës kërkon këndelljen ku do të ketë përballje të vështirë ndaj Lirisë së Prizrenit.
Në duelin tjetër, Istogu nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj A&N, ku të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.
Në Grupin B, Ferizaj udhëton drejt Prishtinës ku do të ketë punë me Flamurtarin dhe në rast fitoreje do të ngjitej në pozitën e parë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet në mes të Vitisë dhe 2 Korrikut. Për vendasit një rezultat pozitiv ka rëndësi jetike, pasi gjenden në vendin e fundit në tabelë.
Të gjitha ndeshjet fillojna nga ora 13:00.
Grupi A
FT BESA 3 – 2 LIRIA
FT ISTOGU 1 – 0 A&N
Grupi B
FT FLAMURTARI 1 – 2 FERIZAJ
FT VITIA 0 – 1 2 KORRIKU
/Gazeta Olle/