Katër raste me coronavirus janë regjistruar te Chelsea, ndërsa trajneri Thomas Tuchel kishte marrë lajmin e keq pak minuta përpara fillimit të ndeshjes me Everton.
Të infektuarit janë Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell, ndërkohë që po pret përgjigjen edhe Kai Havertz.
Në lidhje me këtë të fundit, Tuchel deklaroi: “Kai nuk ndihet mirë, ai nuk është pozitiv por po pret përgjigjen dhe ne vendosëm të mos e grumbullonim për këtë ndeshje”.
Këto raste kishin bërë që Chelsea të vuante mungesën e një sulmuesi ndaj Evetonit ku barazoi 1-1.
Liga Premier është goditur shumë nga pandemia, ku rastet pozitive po shtohen çdo ditë dhe gjashtë ndeshje të javës së 17-të janë shtyrë nga drejtuesit e futbollit anglez.