Katër kapitenët e Spanjës i dalin publikisht kundër presidentit të federatës

Luis Rubiales merr një goditje të fortë nga ekipi kombëtar i Spanjës. Kapiteni i “La Rojas”, Alvaro Morata, i shoqëruar nga Rodrigo, Azpilicueta dhe Asensio (d.m.th. bashkëkapitenët), lexoi një deklaratë për shtypin nëpërmjet së cilës uronin përfaqësuesen e femrave të Spanjës, si dhe sulmoi presidentin e Federatës Iberike të Futbollit Luis Rubiales, i vendosur në qendër të polemikave prej disa javësh për puthjen jokonsensuale të dhënë futbollistes Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së festës së titullit botëror.

“Së pari, duam të shprehim edhe një herë krenarinë dhe urimet tona të sinqerta për kombëtaren e femrave për titullin e kampionit të botës të fituar në Sidnej”.

“Një moment historik, plot rëndësi, për futbollin e femrave të Spanjës. Dër këtë duam të shprehim indinjatën dhe solidaritetin për lojtaret që kanë parë të njolloset suksesi i tyre. Ne e konsiderojmë të papranueshme sjelljen e zotit Rubiales, i cili nuk ka pasur një qasje në nivelin e institucionit që përfaqëson”.

“Ne e vendosim veten në anën e vlerave që përfaqëson sporti. Futbolli spanjoll duhet të jetë një motor respekti, frymëzimi, përfshirjeje dhe diversiteti dhe duhet të jetë shembull me sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës”.

“Ne do të donim që tani e tutje të përqendrohemi në çështjet sportive, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidave që na presin për kualifikueset e Euro 2024”.

Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane

Dardanët U21 nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë