Klubet kosovare po vazhdojnë fazën përgatitore para edicionit pranveror në futboll.
Dy skuadrat e Ligës së Parë, Ramiz Sadiku dhe Trepça ’89 kanë zhvilluar sot një ndeshje kontrolluese, shkruan Gazeta Olle.
Mitrovicasit ishin më të mirë në këtë miqësore, duke fituar me rezultat 1-3.
Dy golat e parë për ’89-shin u shënuan në pjesën e parë nga Christian Mba, kurse goli i tret erdhi në pjesën e dytë nga Arber Mustafa. /Gazeta Olle/