‘Katër finale për 89-shin’

Trepça ’89 ka mbetur prapa në ‘luftën’ për titull, por duke pasur orar të lehtë në katër ndeshjet e para, shpreson që të futet në hap me skuadrat e kreut.

Mesfushori më në formë i ‘minatorëve’, Argjend Mustafa, thotë se skuadra e tij duhet t’i fitojë medoemos katër ndeshjet e para të fazës së tretë për të arritur të futet në ‘luftë’ për titull.

“Në fillim kemi orar të shkëlqyer pasi të katër ndeshjet i luajmë në Mitrovicë. Tri ndeshje i luajmë në stadiumin tonë, ndërsa një në Adem Jashari kundër ish skuadrës time Trepçës. Duhet të japim maksimumin që t’i fitojmë 12 pikë nga këto katër ndeshje që të afrohemi me skuadrat e krejut që sipas meje do të gabojnë në këtë fillim”, pohoi Mustafa për Gazetaolle.com.

Trepça ’89 në fundjavë pret Ferizajn, pastaj udhëton në Adem Jashari për të luajtur me rivalët loka, Trepçën, për të vazhduar me dy lojë brenda fushës së vet me Kosovën e Vushtrrisë dhe Drenicën.

Trepça ’89 ka 34 pikë, dhjetë më pak se lideri Feronikeli.