Sot u zhvilluan katër duelet përmbyllëse të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në ndeshjet e Grupit A, Phoenix u mposht nga Rahoveci me rezultat 1-3, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja e dytë e këtij grupi u zhvillua ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenasit, e cila u mbyll me barazim, 1-1.
Në Grupin B, ndeshje tejet interesante u zhvillua në Lipjan, aty ku Arbëria mposhti Ramiz Sadikun me rezultat 3-2.
Dueli tjetër ndërmjet Kikës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola. /Gazeta Olle/