Katër arsyet pse Shqipëria duhet ta fitojë ndeshjen ndaj Serbisë

Pas shtyrjes tre herë të vendimit të KAS-it, më në fund tashmë do të kemi një vendim në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Gazeta më e madhe në vendin tonë, “Panorama Sport” ka renditur 4 arsyet se pse besojmë shumë te vendimi që me shumë mundësi do të jepet nesër. 

Për këdo që mendon se thirrjet raciste “vritini shqiptarët” nuk duhet të ekzistojnë nëpër stadiume dhe UEFA, që bën thirrje për “fair play”, së pari duhet të ndëshkojë racizmin. Pse mund të fitojë Shqipëria? Kjo është një pyetje që si përgjigje merr disa argumente. 

Së pari, pala shqiptare u qëndron deklaratave të para të ngjarjes. Së dyti, delegati i ndeshjes kundërshton palën serbe.Së treti, ka një ndryshim qëndrimi nga ana e Ivanoviç, që na jep disa pikë në favor për këtë çështje. Së katërti, por mund të jetë më e rëndësishmja, presidenti Duka ka deklaruar që për të parën herë është diskutuar për racizëm.

Gjë që nuk është bërë në UEFA, në dy shkallët e para. Me çështjen në favor, Shqipëria renditet e treta, por me pikë të barabarta me Danimarkën dhe bëhet e para skuadër më e mirë, mes ekipeve të treta.