Kategorizohen sportet nga KOK, FFK dhe FXHK me pikët maksimale

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për këtë vit.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, KOK bëri të ditur se si janë ndarë këto kategori.

Më poshte keni njoftimin e plotë nga Komiteti Olimpik (pa ndërhyrje):

KOK ka mbyllur procesin e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023.

Më poshtë mund të shihni listën e federatave të kategorisë A.

Me rekomandim të komisionit përkatës dhe miratim të Bordit Ekzekutiv, Federata me dy medalje të arta olimpike, ajo e xhudos, dhe federata më masive në vend, ajo e futbollit, janë rekomanduar me maksimumin e pikëve, 100.

Kategorisë A i është shtuar boksi.

Hoxha: Jemi gati për një super-pranverë

Llapi barazon me Ulpianën në ndeshje miqësore