Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Golat për shkodranët u shënuan nga “prodhimet” vendas. Bekim Balaj dhe Kevin Dodaj ishin autorët e golave për Vllaznisë, lojtarë të cilët kanë dalë nga akademia kuqeblu.
Me këtë fitore Vllaznia merr vendin e parë me 21 pikë, por me një ndeshje më shumë se Partizani. Në krahun tjetër, Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të me vetëm 11 pikë.