Katastrofë e madhe për Chelsean (FOTO)

Thibaut Courtois e ka refuzuar ofertën e re të ofruar nga Chelsea për rinovim.

Courtois aktualisht përfiton 100 mijë funte dhe kërkon rritje të dyfishtë page për sezonin e ri.

Ky refuzim ka krijuar një situatë të re te Chelsea dhe në tregun e portierëve.

Los Blancos janë në kërkim të një portieri dhe në të kaluarën Courtois ka qenë i lidhur me këtë skuadër.

Thibaut Courtois of Chelsea

 

Po ashtu për Los Blancos përmendet edhe Gianluigi Donnarumma e David De Gea.

Chelsea pritet të nënshkruajë me Willy Caballeron, pas largimit të Asmir Begovic.

Portieri i tretë mbetet portugezi Eduardo.

Courtois është zgjedhur portieri më i mirë i Ligës Premier për sezonin 2016-17, ku në 16 ndeshje nuk pranoi gol.

courtois FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-CHELSEA