“Katar 2022”, ja si ndryshon orari i ligave

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet të zyrtarizojë në muajin mars zhvillimin kampionati botëror “Katar 2022” në muajt nëntor – dhjetor, në bazë të propozimit të “Task Forcës” së qeverisë së futbollit botëror i ngritur posacërisht për të studiuar të gjitha alernativat e mundshme që shmangin temperaturat e larta verore në vendin aziatik.

Mirëpo caktimi i botërorit në këtë periudhë do të prekë kalendarin futbollistik të të gjitha federatave ve ç anërisht në Evropë për dy sezone radhazi. Kampionatet elitare evropiane, ku luan pjesa më e madhe e futbollistëve pjesëmarrës në Botëror, duhet ta nisin sezonin 2022-2023 të paktën një muaj më herët, pra që në mes të korrikut, ndërsa sezoni paraardhës duhet të përfundoi rreth një muaj më herët.

Po kështu do të ndryshojë edhe kalendari i ndeshjeve të UEFA Champions Leage, me fazën e grupeve që do të nisë që në muajin gusht, ndërsa pjesa e mbetur e kësaj faze të vijojë edhe pas festave të fundvitit, pa bërë pushim gjatë janarit dhe fillimit të shkurtit.

Për sa i përket Kupës së Botës, grumbullimi i kombëtareve do të nisë që në fillim të nëntorit, ndërsa turneu do të luhet nga data 19 nëntor deri më 23 dhjetor.