Kastrioti shokon Prishtinën

Skuadra e Prishtinës në hendboll është mposhtur në derbin e javës së 21-të përball Kastriotit me rezultat të ngushtë 30:29.

Pjesa e parë ishte tejet e baraspeshuar ku hendbollistët e skuadrës së Prishtinës, arritën që me mund të madh në pushim të shkonin me vetëm një gol epërsi 12:13.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme ku të dy ekipet tregoheshin të kujdesshme duke bërë që epërsia të kalonte sa në njërn anë e sa në tjetrën. Por ishin ferizajasit më të suksesshëm se kryeqytetasit duke shënuar në fund fitore me rezultat të ngushtë 30:29.

 

Rezultatet

Kosova (V) – Zhegra 45:38
Drenica – Besa Famiglia 21:45
Prishtina – Kastrioti 30:29