Kastrioti rrëmben Kupën

Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj, janë fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Ferizajaset mbrojtën trofeun e Kupës, në finale kundër Prishtinës. Kastrioti shënoi fitore me rezultat 30:29 ndaj Prishtinës. Hendbollistja Burneta Rama ishte e pafat në nëntë sekondat e fundit, kur pati mundësi të barazoi rezultatin, por gjuajtjen e saj e mbrojti portierja Edona Rogova.

Ferizajaset më shumë fat sportiv fituan trofeun e Kupës, duke iu falënderuar lojtares më të mirë Bellma Beba, e cila realizoi 10 gola, e ndihmuar nga Kaltrina Beka me 8 gola.