Elita e hendbollit tonë do të vazhdojë këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 15-të.
Kryendeshja do të zhvillohet në Ferizaj, ku do të përplasen Kastrioti-Besa Famiglia, skuadra këto që janë në garën e ngushtë për titull të kampionit.
Sfida mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, pritet te jep lojë të fortë, sepse të dy ekipet njihen me lojë të bukur.
Ndërkohë, Prishtina në kryeqytet do të pres Zhegrën. Krahas ndeshjeve në konkurrencën e meshkujve, do të luhen edhe takimet e javës së 12-të në konkurrencën e femrave. (Zëri)
Superliga / Meshkujt
Java e 16-të, të shtunën takohen:
19:00, Samadrexha-Kosova
19:00, Drenica-Vëllaznimi
15:30, Prishtina-Zhegra
19:00, Kastrioti-Besa Famiglia
Femrat / Takohen:
14:30, Samdrexha-Kosova
17:30, Drita-Kastrioti
Të dielën takohen:
15:30, Prishtina-Shqiponja
Trepça pushon.