Drita ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi këmbëshpejtë i Llapit, Kastriot Selmani është futbollisti më i ri i Dritës.
Gazeta Olle mëson se lojtari ndodhet në Gjilan dhe sapo ka nënshkruar kontratën me Dritën. Selmani është transferimi i dytë i Dritës pas ardhjes së Besnik Krasniqit. Prezantimi i tij pritet gjatë ditës së sotme.
Sulmuesi 22 vjeçar, ishte pjesë e Prishtinës, Vushtrrisë në të kaluarën, ndërsa nga viti 2019 ishte pjesë e Llapit ku fitoi dy herë kupën e Kosovës me llapjanët.