Kastriot Selmani ndan rrugët me Llapin, flet për periudhën tek klubi dhe ofertat

Talenti i spikatur llapjan, Kastriot Selmani ka ndarë rrugët me klubin e Llapit pas tre vitesh, shkruan Insajderi.

Lajmin për largimin nga klubi e ka bërë të ditur vet Selmani me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Selmani, i cili ishte njëri nga lojtarët kryesor të Llapit, në një prononcim për Insajderin ka bërë të ditur se ndarja me ekipin ishte mjaft e vështirë.

“Normalisht ka qenë një ndarje e vështirë do të thoja pasi kam kaluar 3 vite fantastike aty. Më kanë mirëpritur shumë mirë dhe kanë qenë si familje e dytë për mua” – tha Kastriot Selmani për Insajderin.

Teksa, Selmani theksoi se te Llapi ka marrë hapat e parë në karrierë.

“Periudhën te Llapi e kisha konsideruar për momentin përiudhën më të mirë në karriërë, pasi aty mora edhe hapat e parë në Superligë, duke e falenderuar edhe trajnerin Tahir Batatina”.

Tutje, ai shtoi se ka pasur oferta si nga Kosova edhe nga klubet jasht vendit, duke dashur të mos flas më shumë.

“Ka pas oferta edhe nga Kosova, edhe nga jashte vendit, por te ardhmen time do ta shihni pas pak ditëve” – përfundoi Selmani.

Ndryshe, Kastriot Selmani ishte pjesë edhe e Kosovës U21. Kurse, këtë sezon me Llapin ka pasur 33 paraqitje, 4 gola dhe 9 asistime.

Shkëndija vazhdon edhe për dy vite kontratën me mesfushorin e njohur

Lajmi i fundit: Tifozat Kuq e Zi me reagim zyrtar në drejtim të TVSH-së