Kastriot Selmani ka arritur shifrën e 100 paraqitjeve zyrtare për Llapin, klubi e nderon me mirënjohje

Futbollisti Kastriot Selmani nderohet me mirënjohje nga klubi i Llapit.

Pasi arriti shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare për Llapin në të gjitha garat, trajneri Tahir Batatina ka ndarë mirënjohje për mesfushorin Kastriot Selmani.

“Selmani tash e tre edicione është ndër futbollistët kyç të ekipit tonë dhe kontributi i tij për fanellën e klubit të vendlindjes do vlerësohet gjithmonë lartë!

Vlenë të cekët se në klubin tonë si gjithnjë po mbizotëron atmosferë fantastike dhe grupi i futbollistëve është shumë i bashkuar në prag të ndeshjeve të fundit kampionale dhe ndeshjes më të rëndësishme, Finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës që zhvillohet më 26 maj”, thuhet në postimin e klubit.

/Gazeta Olle/

Legjendarët Bad News Eagles kualifikohen në fazën finale të turneut më të madh botëror në CS:GO

Klubi i njohur futbollistik njofton se po e krijon Ekipin B, që do të garojë në Ligën e Tretë të Kosovë