Përmes një njoftimi zyrtar, “Intelektualët” bënë të ditur se Rexha nuk do të jetë më lojtar i tyre.
Edhe pse këta të fundit insistuan që lojtari të nënshkruajë një kontratë të re rinovimi, 32 vjeçari nuk pranoi një gjë të tillë.
Burime të Gazeta “Sheshi” mësojnë se lojtari akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe është i fokusuar në rikthimin nga lëndimi.
Superliga e Kosovës do të fillojë më 21 gusht, ku Drita do të luajë ndaj Feronikelit në shtëpi.