Mesfushori nga Kosova ka shënuar gol qysh në xhiron e parë të kampionatit.
Servette ishte mysafire e Sionit ku ka arritur një tre pikësh të madh, pasi triumfoi me rezultat 1-2.
E golin e parë në këtë sfidë e realizoi ylli nga Kosova që aktivizohet për Zvicrën U21.
21-vjeçari me këtë gol tregoi se është në top formë, njëjtë sikur edicionin e kaluar në Zvicër.
Imeri luan për Zvicrën U21, derisa nuk e ka mohuar asnjëherë mundësinë që të luaj për Dardanët në të ardhmen. /Gazeta Olle/