Kastrati ka pak fjalë me ish-skuadrën

Drita e Gjilanit mahniti me lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë të stinorit pranveror duke e mundur në fushën e saj Trepçën ’89, me rezultat 3:2.

Meritor në këtë sukses padyshim që ishte edhe mesfushori Armend Kastrati, i cili realizoi një eurogol nga ‘himalajet’.

Armendi shprehet i kënaqur me nisjen e mbarë të stinorit. “Kemi bërë një nisje shumë të mirë duke e pasur parasysh se kishim një përballje të fortë me Trepçën ’89. Synimet tona janë që t’i ikim barazhit në këtë edicion”, ka thënë Armend Kastrati për Gazetën ‘Olle’. Ekipi ‘kaltërebardhë’ ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Hajvalisë, ekip në të cilin Kastrati ka luajtur në vjeshtë. “Synimet nga ky takim janë që të dalim të pamposhtur dhe ta vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Shokët e mi te Hajvalia i përshëndes me këngën e Medës, ‘M’puç e ki'”, përfundoi Kastrati.

Drita ndodhet e teta me 20 pikë.