Kasami i pandalshëm, shënon golin e 11-të në Superligën e Zvicrës (Video)

Pajtim Kasami ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Baselit.

Ylli shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e Baselit 2-0 ndaj Luganos me një gol të shënuar.

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, kur ylli shqiptar realizoi me kokë golin e parë në këtë sfidë.

Baseli në fund fitoi me rezultat të pastër 2-0, fitore që i mbanë të sigurt ata në pozitën e dytë në elitën e futbollit zviceran.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i 11-të në elitën e futbollit zviceran këtë edicion, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Përveç Kasamit që ishte titullar, për Baselin luajti edhe Amir Abrashi i inkuadruar në minutën e 63-të, teksa Albian Hajdari qëndroi në bankën rezervë.

/Gazeta Olle/