Kasami drejt rikthimit në Serie A

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami, i cili aktivizohet te skuadra greke Olympiacos, mund të rikthehet në Serie A.

Sipas ‘Calciomercato’ skuadra e Fiorentinas ka shfaqur interesim për ish-futbollistin e Lazios dhe Palermos.

Kasaim është duke kaluar formë të shkëlqyer te Olympiacos, duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Vitor Pereira.