Dinamo e Zagrebit ia doli të triumfojë me rezultatin 2:0 në udhëtim e djeshme ndaj Istrës, megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte padyshim fakti që gjatë ndeshjes u dhanë plot tre kartonë të kuq, dy prej të cilëve për ekipin kryeqytetas.
Dinamo e Zagrebit gjeti avantazhin me anë të Gojak në minutën e 10’, ndërsa në të 80-ën mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të mbrojtësit Theophile-Catherine, megjithatë episodi që bëri xhiron e botës u regjistrua në fund të ndeshjes.
Luliç shkaktoi penallti dhe la Istrën me 10 futbollistë, duke barazuar forcat në fushë, por vetëm për pak sekonda, pasi i radhës që la fushën e lojës para kohe, ishte sulmuesi Petkovic.
Ky i fundit shkoi të ekzekutojë penalltinë, por ngadalësoi vrapin dhe dërgoi topin në rrjetë, megjithatë arbitri ndërhyri dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, pasi e cilësoi sjellje tallëse ndaj kundërshtarit, atë të sulmuesit të Dinamos së Zagrebit.
Vendimi i arbitrit shkaktoi habi në pankinë e stadium, pasi shumë pak po e kuptonin arsyen e kartonit të dytë të verdhë, megjithatë deri në fund Dinamo e Zagrebit shënoi edhe golin e dytë dhe siguroi një tjetër 3-pikëshe.
Dün akşam oynanan Istra 1961-Dinamo Zagreb maçında Bruno Petkovic penaltıyı durarak kullandığı için ikinci sarıdan kırmızı kart gördü.
📌Sizce hakem kararı doğru mu?
📌Türkiye'de bu karar verilse nasıl tepkiler verilir?pic.twitter.com/B5hb5Pn21X— Yayın Ekranı (@yayinekrani) December 16, 2021