Karahoda ia gjen ‘ilaçin’ mbrojtjes, ja si nuk pësojmë

Besa ka treguar formë të mirë në pranverë duke i radhitur fitoret, por një humbje e papritur kundër Kosovës së Vushtrrisë i ndaloi ata në luftën për titull kampioni. Sulmuesi prizrenas Fatih Karahoda, thotë se sezoni është i mirë ndërsa pësimin e golave në fund e sheh si pjesë të vetëknaqësisë që po e ka skuadra.

Po unë mendojë që jemi në formë të mirë. Vetëm Vushtrria na ka befasuar këtu në Pejë, e po të kishim fituar edhe atë ndeshje, kishim pas një bilancë fenomenal. Unë mendoj që nëse luajmë qysh po luajmë në fillim të ndeshjes, kundështarët jo me shënu gol, po as te goli nuk do të mund të afroheshin. Po është një vetëknaqësi që po na kushton në minutat e fundit”, pohoi Karahoda për Gazetaolle.com.

Mendja e Karahodës është më shumë te Kupa ku Besa takohet me Trepçën ’89 pas ndeshjes së parë ku fituan 3:2. Ai beson që skuadra e tij do ta menaxhoj rezultatin.