Kapllani: Roshi e diti

Edmond Kapllani ‘shpërtheu’ në Bundesligën 2 me FSV Frankfurtin. E nis nga stoli, aktivizohet si zëvendësues (si për koincidencë i zuri vendin Odise Roshit) dhe shënon dy gola, duke i dhënë një pikë të artë skuadrës së tij (3:3).

Kapllani rrëfeu emocionet e golave. “Odisea më tha se do të shënoja patjetër një gol, por unë bëra dy (qesh)”, ka thënë sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.