Kapllani më i madhi në Bundesliga 2

Edmond Kapllani ka vendosur një rekord të ri në Gjermani. Është faqja e njohur gjermane Transfermarkt.de ajo që e ka bërë publike lajmin.

Sulmuesi shqiptar i FSV  Frankfurt-it është kryeson listën e legjionarëve të cilët kanë shënuar më shumë gola në Bundesliga 2.“Rekord i ri. Liga 2: Kapllani, legjionari golashënues më i rrezikshëm”, shkruante faqja gjermane, transmeton sportal.al.

Sulmuesi i Kombëtares shqitpare shënoi gjatë fitores 3-2 të FSV Frankfurt-it ndaj Fortuna Dusseldorf golat e tij me numër 69 dhe 70 në 195 ndeshje në Bundesliga 2. Ai kaloi Mohamadou Idrissou me 68 gola.

kapllani-rekord