Kapllani bëhet hero (VIDEO)

Heroi i FSV Frankfurtit quhet Edmond Kapllani. 32-vjeçari ka qenë lojtari kyç në fitoren që shpëtoi nga rënia ekipin. Kapllani ka realizuar 2 gola në suksesin 2:3 ndaj Fortuna Dusseldorf. Një ndeshje e përkryer e shqiptarit, të cilit i janë dashur 22 minuta lojë për t’i hapur rrugë triunfit të FSV Frankfurt-it që e mbyll kampionatin në vendin e 13 në kuotën e 39 pikëve. Në fushë në takimin e sotëm ka qenë edhe Odise Roshi transmeton sportal.al.

Edmond Kapllani në këtë kampionat ka shënuar 11 gola, më shumë se çdokush te skuadra e tij. Sulmuesi i Kombëtares ndodhet në Gjermani prej vitit 2004 duke luajtur edhe në Bundesliga 1. Pjesa më e madhe e karrirës së tij ka qenë në këtë vend.