Duro për Panorama Sport ka bërë të ditur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës arsyet e këtij largimi.
“Mund t’ju konfirmoj se nuk jam më trajner i Laçit, duke mbyllur këtu një cikël të suksesshëm dhe historik për klubin kurbinas.
Jam krenar që hyra në historinë e këtij klubi. Mendoj se kam arritur maksimumin me këtë skuadër dhe tashmë sigurisht do të shikoj për sfida të reja.
Sa i përket Laçit, dua të theksoj se kam lënë një ekip të fortë dhe ashtu si në sezonin e fundit, jam i bindur që do të jetë pretendente për titull edhe këtë kampionat me një produkt pothuajse timin.”