Kapiteni sqaron raportet me trajnerin

Humbja nga Hajvalia nuk është pritur mirë në kampin e Prishtinës. Pas ndeshjes, Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ofroi dorëheqje e cila nuk i’u pranua nga kryesia e klubit. Sokoli ditë më parë deklaroi se disa futbollistë nuk po e japin më të mirën e tyre nën drejtimin e tij.

Ndryshe, kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi sqaron gjithçka. “Humbjen nga Hajvalia tashmë e kemi harruar. I kemi edhe 11-finale deri në fund të kampionatit në mënyrë që ta arrijmë titullin. Mund të them se në skuadër është atmosfera fantastike dhe se me trajnerin Sokoli, i kemi raportet shumë të mira. Jemi duke e vazhduar punën që të vazhdojmë me suksese. Ndaj Hajvalisë, thjesht kemi qenë në një ditë të keqe”, ka sqaruar për Gazeta ‘Olle’, Driton Krasniqi.