Kapiteni largohet pas 14 vitesh nga Malisheva, njofton se ka oferta nga Superliga dhe Liga e Parë

Debatik Sertolli nuk do të jetë më pjesë e Malishevës.

Skuadra e inkuadruar në Superligën e Kosovës, do të mbetet pa njërin nga futbollistët më besnik të klubit, shkruan Gazeta Olle.

Ishte vetë kapiteni i skuadrës i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar për ndarjen e tij me Malishevën.

“Pas 14 viteve si kapiten i klubit futbollistik FC Malisheva, ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë si lojtar i FC Malisheva. Malishevës i uroj fat në Superligë, jam krenar me atë që kemi arritur si klub që nga fillet e para e deri te superliga. Pamvarësisht rrethanave, Malisheva mbetet klubi i zemrës”, thuhet në njoftimin e Sertollit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

I kontaktuar nga Gazeta Olle, Sertolli theksoi se po i shqyrton ofertat nga disa skuadra.

“Kam oferta nga Superliga dhe Liga e Parë, dhe për momentin jam duke i shqyrtuar ato”, deklaroi ai.

/Gazeta Olle/

Ballkani ka nisur përgatitjet në Mavrovë

Goditje e madhe në merkato, kjo skuadër e Superligës pritet ta transferojë Ahmed Januzin