Kapiteni Istrefi: Ja kush na largoj nga Superliga

Kapiteni i Ferizajt, Agron Istrefi flet për skuadrën e tij dhe rënien në Ligën e Parë. Ai si fajtorë kyresorë për rënien e klubit në një kategori më poshtë, e sheh Komunën e Ferizajt, e cila është edhe menaxhuese e klubit, pasi sipas tij klubi kishte një plan që nuk u përfillë. “Edhe pse në fillim të kampionatit kemi bërë një plan për këtë vit që të shkojmë mbarë, mirëpo gjërat dështuan në organizimin e klubit.  E vlerësojë si një kampionat të dështuar për klubin e Ferizajit sepse e dinë mirë edhe fudbolldashësit se vitin e kaluar ishim në ‘luftë’ për titull të kampionit”, tha fillmisht Istrefi.

“Fajtori kryesorë edhe i vetëm është organizimi i klubit, sidomos i atyre të cilët klubi është nën ombrell. Dihet se klubi është nën ombrellën e Komunës së Ferizajt. Ne saje të organizimit të saj edhe bizneset janë larguar nga klubi”, nënvizoi Istrefi.

Nëse diçka ka pozitive për Ferizajn, sipas Istrefit janë talentët e dalë, që sipas tij në moshë të re e kanë bartur barrën e klubit. “ Në stinorin e parë dy talentë të dëshmuar shkuan në Prishtinë: Haxhimusa dhe Ramadani. Tash që thuajse janë pjekur që të luajnë dhe të bajnë barrë janë edhe portieri Leutrim Rexhepi, pastaj Gëzim Rusi, Ergon Hyseni e Albion Pira”, deklaroi Istrefi.

Istrefi i cilin thotë se do të qëndroj në Ferizaj, kërkon që skuadra të mobilizohet që të kthehet në Superligë. “Po unë do të qëndroj në Ferizaj se edhe ashtu më lidhë edhe puna, të jem afër këtu në qytet.  Çdo ekip që bie nga liga, fjalët e para i ka që do të kthehemi shpejtë në Superligë. Mirëpo ne nuk e kemi shembullin qysh nuk duhet me vepru, nëse duam sukses”, përfundoi Istrefi.