Kapiteni i Vushtrrisë në ‘listën e zezë’, e ofendoi gjyqtaren Muhadri

Kapiteni i Kosovës së Vushtrrisë, Bahri Kera, ndodhet në procedurë disiplinore. Shkak është bërë ofendimet e tij në gjyqtaren anësore të ndeshjes me Drenicën, Lumturije Muhadri.

Kështu thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Ndaj të KF “Kosova” Vushtri, Bahri Kera, me nr lic 4 dhe nr lib 03534 (motivi- fyerje sharje dhe ofendime ndaj asistentes se parë, Lumturie Muhadri, pas përfundimit të ndeshjes) në ndeshjen e javës së 22-të, Kosova (V) – Drenica, e zhvilluar ne Vushtrri, sipas raportit të vëzhguesit dhe asistentes në ndeshje”, thuhet në njoftimin e Komisarit të Garave të FFK-së.

Takimi në fjalë u mbyll 0:0. (Gazeta Olle)

kera