Kapiteni i Ulpianës, merr oferta nga Superliga e Kosovës

Klubi nga Lipjani, Ulpiana pas humbjes së primatit si ekip elitar i futbollit të Kosovës, mund ta humbasë edhe kapitenin e saj.

Egzon Qerimi mund të largohet shumë lehtë nga klubi lipjanas në afatin kalimtar të verës.

Demokracia.com nga burime të sigurta merr vesh se mesfushori mund të mbetet në Superligën e Kosovës edhe në edicionin e ri.

Siç bëjnë të ditur burimet e portalit, ai ka marrë dy oferta nga klubet që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.

28-vjeçari ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij, ndonëse mësohet se shumë shpejt do të jep fjalën përfundimtare të tij.

Qerimi edicionin e fundit ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Ulpiana. Pesë gola dhe pesë asistime ishte bilanci i tij me fanellën “bardhekaltër”.

Egzon Qerimi është pjesë e Ulpianës që nga vera e vitit 2020, ndërsa më parë ka luajtur edhe për disa skuadra tjera kosovare.

‘Data e sotme lidhet me futbollin’: Gramozi flet në katër vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri

Karriera e Thomas Brdariç, nga Vllaznia në futboll gjysmë-amator