Kapiteni i Trepçës flet para ndeshjes me Prishtinën: Besojmë se në fund do e bëjmë krenar Torcidën, ata janë lojtari jonë i gjashtë

Trepça po kalon në formën më të mirë në vitet e fundit, me mitrovicasit të cilët janë vetëm një hap larg finales së madhe në elitën e basketbollit kosovar.

Minatorët janë duke udhëhequr me rezultatin 2-0 ndaj Prishtinës në gjysmëfinale, ndërsa një fitore tjetër do i siguronte finalen e Play Offs.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, kapiteni legjendar i Trepçës flet për ndeshjen e tretë gjysmëfinale, një super sezon të kaluar në Superligën e Kosovës, ndërsa në fund flet për Torcidën.

“Ne kemi një epërsi superiore prej 2-0, por duke marr parasyshë cilësitë që ka skuadra e Prishtinës, dhe sa serioze është si klub, mund të rikthejnë gjithçka,por ne jemi më të motivuar se kurrë të arrijmë finalen e katërt këtë edicion, dhe deri në fund” shtoi fillimisht Haxhiu.

Skuadra e udhëhequr nga Adis Besiragic, ka bërë një nga sezonet më të mira në historinë e klubit, ndërsa kapiteni flet për formën e jashtëzakonshme të skuadrës në vitet e fundit.

“Jo vetëm këtë vit, por në tre vitet e fundit ne jemi në luftë për të fituar titullin, dhe këtë vit kemi synimin e njejtë, të arrijmë të shpallemi kampion, kemi super lojtar, staf të trajnerëve të jashtëzakonshëm dhe një bord i cili nuk ndalet kurrë së punuari, dhe një qyteti i cili na motivion dhe përkrahja e tyre nuk na mungon kurrë, dhe pikërisht këtë edicion dua që të arrijmë t’i fitojmë të gjitha trofetë” vazhdoi intervistën kapiteni i mitrovicasve.

Ndësa Haxhiu, nuk mund të mbyllte intervistën pa i përmendur Torcidën, ku sipas tij janë forca kryesore e skuadrës.

” Torcida është lojtari jonë i gjashtë, ata kanë fituar të gjitha garat në trevat shqiptare, po besojmë që ekipi jonë t’i bëjë krenar në fund të sezonit, prandaj dua nga tifozeria jonë të jetë sa më korrekt në anim, në mbështetje të klubitdhe mos të futen në grackën e provokimeve” përfundoi intervistën Valdrin Haxhiu.

 

Bllaca: Ekipi është i motivuar, do luftojmë për ta arritur objektivin

Peja triumfon në Gjakovë, në Suharekë do vazhdoj ndeshja e katërt