Kapiteni i skuadrës së njohur kosovare: Një goditje të madhe ka marr futbolli kosovar

Liga e Parë e Kosovës në futboll, por edhe të gjithë ligat tjera përcjellëse janë anuluar me vendim të fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje.

Këto vendime kanë lënë shumë skuadra të pakënaqura të cilat kanë reaguar me anë të faqeve të tyre zyrtare, shkruan Gazeta OLLE.

Reagim për anulimin e kampionatit në Ligën e Dytë ka bërë edhe kapiteni i Fushë Kosovës, Burim Shala me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.

Sipas ish futbollistit të disa skuadrave kosovare, anulimi i kampionatit është një goditje e madhe për futbollin kosovar.

Më poshtë postimi i tij: