Kapiteni i Prishtinës tregon përparsinë që e kanë ndaj Ferizajt

FC Prishtina ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së dytë në “ALBI MALL” Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj FC Ferizajt, sfidë e cila luhet të dielën e 21 Gushtit nga ora 17:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Prishtina vjen në këtë ndeshje pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1. Atmosfera në skuadrën kryeqytetase të drejtuar nga “timonieri” Ismet Munishi është tejet pozitive ndërkohë që skuadra të shtunën do të grumbullohet së bashku në pritje të takimit të së dielës.

Lajm pozitiv për prishtinasit është fakti se trajneri Munishi do ti ketë në dispozicion të gjithë futbollistët.

Për përballjen në fjalë për faqen zyrtare të klubit, ka folur kapiteni Gledi Mici.

Futbollisti shqiptar shprehet optimist Prishtina edhe në Ferizaj do të arkëtojë pikë të plota.

Vlerësimet për ndeshjen – Çdo ndeshje në fillim të kampionatit është e vështirë sikurse sfida me Ferizajn. Ne e vlerësojmë në maksimum këtë duel, por udhëtojmë për pikë të plota në Ferizaj.

Atmosfera në skuadër – Te Prishtina po mbretëron atmosferë tejet pozitive. Çdo gjë është super. Djemtë e rinj janë përshtatur shumë shpejt me ekipin dhe çdo ditë po punojmë me shumë dëshirë e seriozitet.

Përparësia e Prishtinës ndaj Ferizajt – Prishtina është emër i madh dhe këtë fakt duhet treguar në fushë, pa dashur që të nënvlerësoj ekipet tjera. Gjithsesi, duhet vrapuar e “luftuar” më shumë se kundërshtari jonë.

Drita prezanton fanellat e reja në bashkëpunim me aktorët e Teatrit të Gjilanit

Zyrtare: Feronikeli e ndryshon emrin, prezanton edhe trajnerin