Kapiteni i Prishtinës: Llapi i rrezikshëm, por fokusi ynë mbetet Kupa e Kosovës

Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku para ndeshjes së sotme ndaj Llapit ka thënë se fokusi i Prishtinës është Kupa e Kosovës, por sot ndaj Llapit shpreson për një fitore.

Kapiteni i bardhë e kaltërve në një prononcim për Gazeta Metron ka deklaruar që skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina gjithmonë ka rezultuar kundërshtar i vështirë për Prishtinën dhe sot ndaj tyre pret një përballje të fortë.

”Llapi çdo herë ka qenë kundërshtar i vështirë për Prishtinën dhe normalisht edhe sot presim përballje të fortë kundër tyre, besoj që jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe shpresojmë të marrim fitore,” tha Boshnjaku për Gazeta Metron.

Kryeqytetasit këtë edicion objektivin kryesor e kanë Kupën e Kosovës, ku përmes saj synojnë të dalin në garat europiane kurse kundërshtar i tyre në gjysmëfinale do të jetë Llapi e për këtë mesfushori prishtinas, tha që e duan me patjetër finalen.

”Llapin e njohim dhe e dimë se është i rrezikshëm por fokusi ynë është i gjithi në Kupë të Kosovës kështu që e duam me patjetër finalen, do japim maksimumin tonë që të arrijmë aty,” tha Boshnjaku.

Kujtojmë që sot pritet të zhvillohet sfida ndërmjet Prishtinës dhe Llapit me fillim nga ora 14:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Loshaj: Ishte shumë vështirë të markohet dhe lexohet Shaqa