Kapiteni i Kosovës ka fjalë të mëdha për Dresevic, flet edhe për ndeshjen ndaj Greqisë

Kosova ka arritur fitoren e parë në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku zviceran, Bernard Challandes, arriti të mposhtë Përfaqësuesen e Gjeorgjisë, me rezultat minimal 0-1.

Pas ndeshjes, Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur pas fitores së sotme.

“E kam thanë gjithmonë mbrojtja më e mirë është kur gjithë ekipin mbrohet bashkë. Ka qenë nje lojë pozitive, na presin edhe dy ndeshje, shpresoj që t’i kalojmë me sukses”.

“Kam fol para lojës me Dreshevicin, isha duke e pyetur se ne klub luan si mbrotjës, por na ka ndihmuar shumë. E dimë se Halimi e Berisha janë më ofanzivë, ndërsa e dimë që Dreshevic na ndihmon shumë. Kur sulmojmë, e dimë se ai është përmas”.

“Po normalisht, Kosova e dimë se është një përfaqësuese e vogël, lojtarët janë në ardhje, kemi lëndime gjithmonë të hendikepuar. Po e kemi thënë edhe pas pjeses së parë, nesë kryhet me fitore, atëherë është fitore historike dhe gjithë lojtarët janë gëzuar. Sepse jo gjithkujt i ndodhë kjo”.

“Në kualifikueset e parë kemi qenë ekip i ri dhe kemi pasë probleme. Normalisht nëse e keni parë pjesën e parë kemi shkuar shumë lartë me presing të lartë, nuk ka qenë taktik e trajnerit që të mbrohemi por pas rezultatit 0:1, jemi tërhequr paska. Por kemi shumë futbollistë që nuk kanë luajtur 90minuta, ndër ta jam edhe unë. Janë ide të reja të trajnerit, që po na pëlqejne edhe neve”.

Mërgim Berisha te Kosova? Këto janë fjalët e Valon Berishës

E konfirmon Manchester United, këtë numër në fanellë merr Cristiano Ronaldo