Kapiteni i Feronikelit sot bisedon me Tiranën

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, sot do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar, ku do të bisedojë me drejtuesit e klubit të Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga vetë mbrojtësi i kampionëve. “Sot do të shkoj për Tiranë, ku do të bisedojë me Devi Mukën (zyrtar i klubit), dhe do të shohim se çfarë kushtesh po më ofrojnë”, deklaroi Lladrovci për GazetaOlle.com.

Ai tek Tirana ishte edhe në afatin kalimtar të dimrit, ku kishte bindur klubin tiranas, me të cilët kishte arritur një paramarrëveshje për afatin kalimtar të verës.

Lladrovci ka ofertë edhe nga një klub i Superligës, por për Kosovë thotë se së pari do të bisedojë me Feronikelin, me të cilët fitoi edhe titullin e kampionit edhe DigitAlb Kupën e Kosovës.

Lapidari ishte mbrojtësi më i mirë në sezonin e kaluar, duke kontribuar edhe me 6 gola. Ai nuk mungoi në formacionin e sezonit nga Gazeta Olle.