Kapiteni i bindur në fitore

Sigal Prishtina të martën do të luaj ndeshjen e parë finale në kryeqyetet përball Rilski Sportis. Para kësaj ndeshje kapiteni i skuadrës së Sigal Prishtinës Edmond Azemi, para ndeshjes me Rilski Sportis, ka thënë se janë përgatitur shumë për këtë ndeshje.

“Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por kemi një ekip shumë të mirë. Unë besoj maksimalisht në bashkëlojtarët e mijë dhe fund shpresoj se do të arrijmë të fitojmë ndeshjen e parë”, u shpreh Edo.

Ndryshe Azemi, pret që në këtë ndeshje të ketë mbështetje të madhe të tifozëve prishtinas Plisat. “Pres që të kemi mbështetje shumë të madhe nga tifozët tanë Pliast, dhe për këtë gjë nuk dyshoj”, përfundoi Azemi. (GazetaOll.com)Kapiteni i bindur në fitore