Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc: Nuk ka rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i radhës, besojmë tek kualifikimi në grupe

Ballkani ka siguruar kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League.

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet.

Tani, Ballkani e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjeskas dhe Klaksvik, për ta mësuar kundërshtarin në raundin e tretë në Conference League. Ky takim zhvillohet sot në ora 20:00, me ndeshjen e parë që përfundoi 0 me 0.

Kapiteni i kësaj skuadre, Edvin Kuc është prononcuar për‘GazetaBlic Sport’, duke thënë se janë shumë të përgatitur për këtë nivel të garave dhe se nuk ka rëndësi se cili do të jetë kundërshtari i radhës, klubi i ka të qarta qëllimet.

Kuc ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në mesfushë ndër vite, duke qenë pa asnjë dyshim njëri nga mesfushorët më të mirë në vendin tonë.

Jemi duke u përgatitur për ndeshjet evropiane prej kohësh, jo vetëm këtë vit, të gjithë e dinë që titullin dhe kupën e humbëm në momentet e fundit gjatë vitit të kaluar. Kështu që këtë vit e mirëpritëm Evropën dhe e prezantuam Kosovën në mënyrën e duhur. Më vjen mirë që mbrëmë kemi shkruar sërish historinë e futbollit të Kosovës, si skuadra e vetme që ka fituar me 6:0 dhe kemi lojtarin e parë që ka shënuar hat-trick. Sigurisht që e meritonim fitoren kundër Zalgiris, por fati nuk ishte në anën tonë. Sot do të shikojmë duelin mes Klaksvik dhe Sutjeskës, sigurisht që të dyja skuadrat kanë cilësi, janë kampione të vendeve të tyre, nuk ka rëndësi kush do të vijë tek ne, ne e dimë qëllimin tonë”, tha fillimisht Kuc.

Më pas, ai foli edhe për mundësinë që klubi t’i sigurojë grupet e Conference League, ku tha se është i bindur se kjo gjë mund të ndodhë.

Sigurisht që besoj se mund të arrijmë në fazën e grupeve, e di që kemi cilësi, dhe Ballkani si klub e meriton këtë, të gjithë kemi punuar shumë dhe shpresoj që në fund do t’i bëjmë të gjithë tifozët tanë të lumtur dhe t’i bëjmë të gjithë. krenarë ata që na besuan”, përfundoi Kuc.

Futbollistët e Dinamos mbetën të ‘bllokuar’ në Shkup

Këto janë kuotat e kompanive të basteve për ndeshjen e nesërme Drita – Antwerp