Kapiteni harron shiritin, gjyqtarët ia kujtojnë pas disa minutash

 Kapitenit të Feronikelit, Lapidar Lladrovci, i ndodhi një vaki interesante në takimin e sotëm me Drenicën, në kuadër të gjysmëfinales së Digjitalb Kupës.

Pas pushimit prej 15 minutave ndërmjet të dy pjesëve, Lladrovci kishte harruar shiritin në zhveshtore.

Pjesa e dytë nisi pa e mbajtur askush shiritin, kurse pas pesë minutash, gjyqtari i katërt, Mentor Baliu, ta thërras kryesorin Kreshnik Vula, i cili u desh ta ndërprejë takimin për disa çaste, derisa Lladrovci u afrua te bankina për ta marrë shiritin. Ndeshja në fjalë u mbyll 0:0. /Gazeta Olle