Kapiteni Broja ka vetëbesim se Drita mund të marrë rezultat pozitiv ndaj Plzenit

Drita do të përballet në udhëtim me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës.

Gjilanasit këtë edicion fillojnë garat evropiane nga raundi i dytë, derisa përballen me gjigantin çek që shihet si favorit kryesorë.

Megjithatë qëllimi i bardhekaltërve është që të shkaktojnë befasi, pasi ata edhe më parë janë përballur me skuadra të forta dhe kanë ditur të zhvillojnë ndeshje të mëdha.

Kapiteni i Dritës, Rron Broja thotë se kanë analizuar lojën e kundërshtarit dhe se qëllimi është që të marrin rezultat pozitiv të enjten mbrëma në Rrepulikën Çeke.

“Jemi munduar që ta analizojmë kundërshtarin sa më shumë që kemi mundur”, tha fillimisht kapiteni i Dritës, Rron Broja.

“E dimë se Viktoria është skuadër shumë e mirë, por ne besojmë në vete dhe kemi punuar fort në përgatitjet parasezonale për këtë ndeshje. Kemi vetëbesim dhe besojmë se do të arrijmë diçka të enjten”, ka deklaruar Broja.

Plzen dhe Drita takohen të enjten me fillim nga ora 19:00 në Doosan Arena.

Vavalis thotë se Drita do t’i shkaktojë probleme Viktoria Plzenit

Redon Xhixha shpërthen me dy gola në Ligën e Kampionëve (Video)