Kapiteni Babaj pret fitore ndaj Feronikelit

Trepça e nisi dobët kampionatin duke pësuar dy humbje, në dy takimet e para. Ndeshjen e tretë mitrovicasit e zhvillojë në stadiumin ‘Adem Jashari’. me ç’rast e sfidojmë liderin e Superligës, Faronikelin.

Kapiteni i ‘Xehetarëve’, Shpëtim Babaj e vlerëson lart këtë përballje. “Është një ndeshje shumë e vështirë pasi që dihet se Feronikeli është lider dhe ka një ekip shumë të mirë, e ku ‘armën’ më të fortë e kanë kundërsulmin. Ka lojtarë në moshë shumë të re, Pa marrë parasysh kundërshtarin, neve na duhet fitorja. Duhet të jemi shumë të organizuar pasi që çdo pikë është shumë e vlefshme”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Shpëtim Babaj.

“Deri më tash i kemi pësuar dy humbje ku me Besën nuk patën fat duke pranuar gol në minutat e fundit kurse me Prishtinën, në pjesën e parë luajtëm mirë derisa në dytën dobët”, potencoi ai.

Babaj i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në shtatë kampionate të huaja, ndaj Prishtinës pësoi një lëndim në këmbë dhe deri para ndeshjes nuk dihet nëse do të luaj apo jo.

Ndryshe, Feronikeli ka 34 pikë dhe i prinë renditjes kurse Trepça renditet e fundit me 15 pikë.