Kapet me trajnerin, e do Juventusin (VIDEO)

Edinson Cavani i ka shkelur syrin Juventusit pasi që tani më raportet me trajnerin e tij Laurent Blanc janë shumë të këqija . Kur u pyt për kalimin të Juve ai tha “Çdo gjë mund të ndodhë”.

Ish- sulmuesi i Napolit dhe Palermos pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës. Këto zëra intensifikkohen pasi gjatë ndeshjes me Olympique Marseille, Cavani u zëvendësua në minutën e 59 dhe bërtiti drejt Blanc.

Para fillimit të ndeshjes ,uruguaiani kishte folur në Canal Plus për të ardhmen e tij. “Tani për tani unë jam i fokusuar vetëm në dhënien e më të mirën deri në fund të sezonit, për këtë klub që më paguan mua”, tha Cavani.

“Jam i lumtur në Paris, por ju nuk e dini se çka do të ndodh në futboll. Çdo gjë mund të ndodh në të ardhmen”.