Kapen “Shqiponjat” me “Gjimmat”: Shihemi të dielën! (FOTO)

Derbi i Dukagjinit në futboll gjithmonë po del të jetë më i nxehtë se tjetri. Përballja e Besës nga Peja me skuadrën e Istogut do ti vë përsëri në fushë dy skuadrat e Superligës që vazhdimisht kanë dhuruar futboll të bukur.

Ka qenë tifozeria e Istgout, “Gjimat” ata që më udhëtimin në ndeshjen e parë dhe me atmosferën e krijuar në Pejë kanë nxitur tifozerinë e “Shqiponjave” për të përkrahur skuadrën e zemrës për ndeshjen e kësaj jave.

Në ndeshjen e javës së kaluar “Gjimat” udhëtuan në mënyrë të organizuar në Pejë duke krijuar përshtypjen se janë në terrenin vendas.

“Shqiponjat” me anë të një njoftimi në Facebook kanë bërë ftesë që tifozët e tyre të dielën të jenë në Pejë për të iu kundërpërgjigjur tifozerisë istogase. Madje në komentet e bëra në rrjetet sociale është diskutuar mjaft për këtë ndeshje dhe të dy tifozeritë kanë premtuar atmosferë të nxehtë.

Gjersa “Shqiponjat” bëjnë thirrje që Peja të jetë njëmend e tyre këtë të diel, “Gjimmat” paralajmërojnë Besën se thirrjet e tyre do të dëgjohen deri në Bjeshkët e Bogës.

Sidoqoftë, të dielën në orën 14:00 Besa dhe Istogu paralajmërojnë një derbi të nxehtë./Indeksonline/

GJIMMATT