Kaos te Ferizaj, largohet edhe trajneri

Ferizaj që nuk është duke kaluar periudh të mirë, ka mbetur edhe pa trajner, pasi Rexhep Murseli ka dhënë dorëheqje nga ky post.

“Po është e vërtët që kam dhënë dorëheqje dhe kjo nuk ka të bëjë me rezultatet, por me kushtet ekonomike. Ka tri javë që lojtarët vetëm vijnë në stadium dhe nuk stërviten.  Nuk kam pasur mbështetje as morale as materiale”, tha për Gazetaolle.com, trajner ferizaj Rexhep Murseli.

Ferizaj po kalon një periudhë të vështirë pasi gjendën në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë të tubuara, ndërsa janë bërë tre muaj që lojtarët nuk janë paguar.